‘Do më përdhunonte gruan’/ Subashi mohon akuzat e banorëve: S’ka pasur asnjë ankesë për Çalamanin

‘Do më përdhunonte gruan’/ Subashi mohon akuzat e banorëve: S’ka pasur asnjë ankesë për Çalamanin

22:42, 17/11/2021
A+ Aa A-

Pas ngjarjes horror që tronditi Fierin mbrëmjen e djeshme, ku 8-vjeçari u rrëmbye, u vra dhe më pas u gropos me baltë nga fqinji i tij 38-vjeçari Klodian Çalamani, kanë reaguar edhe fqinjët.

Banorët kanë folur hapur për fqinjin problematik dhe krimin të paralajmëruar, pasi vrasësin e kishin denoncuar në polici, por siç thonë askush nuk mori masa ta ndalojë në kohë.

“E kam çuar edhe në polici se do më përdhunonte gruan.”

Erdhi në shtëpi, rrahu dhe vajzën time 5 vjeç, e përplasi në çimento. Tani vajzën e kam në gjimnaz. Erdhi në shtëpi rrahu gruan time. Është kriminel i paparë. Duhet varur. Nuk ka diskutim tjetër"- janë shprehur ata.

Ndërkohë Kryebashkiaku Armando Subashi në një lidhje të drejtpërdrejt për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini është shprehur se nuk kanë pasur asnjë ankesë nga banorët se 38-vjeçari bënte veprime të pahijshme ndaj tij.

Me këtë ai mohoi deklaratat e banorëve që thanë se kanë bërë deoncime.

Armando Subashi: Ne nuk kemi pasur asnjë sinjalizim për ndonjë sjellje të pahijshme, kundra njerëzve vetë. Policia e ka pasur vazhdimisht në mbikëqyrje, edhe inspektori i zonës e kontrollonte dhe e mbikëqyrte. Nga banorët që jetojnë aty nuk ka pasur ankesa për veprime konkrete për veprimin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco