Zjarr në një pallat në Tiranë, evakuohen banorët

Zjarr në një pallat në Tiranë, evakuohen banorët

18:39, 17/11/2021
A+ Aa A-

Zjarr në një pallat në Tiranë, në rrugën "Fadil Deliu", në zonën e Freskut.

Mësohet se zjarri ka rënë rreth orës 18:20 në katin e dytë të një apartamenti. 

Policia dhe zjarrfikësit kanë bërë të mundur evakuimin e banorëve, ndërkohë që vijojnë përpjekjet për neutralizimin e flakëve. 

Tiranë/ Informacion paraprak

Me datë 17.11.2021, rreth orës 18:20 në rrugën "Fadil Deliu", ka rënë zjarr në katin e dytë të një pallati, ku ka vetëm dëme materiale.

Sherbimet e Policisë bënë evakumin e menjehershëm të banorëve të pallatit.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga Grupi Hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco