VIDEO-SYRI TV/ Skeda kriminale e Mihasit, nga dhunimin i prindërve të Çiços, te ekzekutimi i ish-policit

VIDEO-SYRI TV/ Skeda kriminale e Mihasit, nga dhunimin i prindërve të Çiços, te ekzekutimi i ish-policit

12:45, 14/11/2021
A+ Aa A-

Erigers Mihasi një prej dy viktimave në atentatin e së shtunës nuk është i panjohur për policinë. Emri i tij regjistrohet në skedat e policisë si i përfshirë në disa ngjarje kriminale. Ai kryesonte listën e të dyshuarve për grabitjen dhe dhunimin e prindërve të Elton Çiços, ngjarje e cila ngriti një sagë vrasjesh mes bandash. Mihasi ishte nën vëzhgim nga policia dhe për vrasjen e ish-policit Xhelal Reçi në qendër të Laçit.

Nga SYRI TV

Erigers Mihasi i i cili mbeti i vrarë në atentatin e së shtunës në zonën e Astirit, është një emër shumë i njohur për policinë. I mbërritur në Shqipëri një ditë më parë, ai mbahej në vëzhgim nga prokuroria shqiptare, si i dyshuar për vrasjen e ish-policit Xhelal Reçi në qendër të Laçit.

Kafja e konsumuar me fqinjin e tij Albert Dumani, jo shumë larg zonës ku banonte ne Astir, do i kushtonte jetën të dyve.

Mendohet që autorët, të cilët dyshohet se janë ekzekutorë me pagesë i kanë ndjekur lëvizjet e objektivit të tyre prej kohësh.

30 minuta para atentatit Egres Mihasi dhe Armando Dumani u ndaluan për verifikim nga një patrullë policie dhe u me pas u lanë të lirë.

Ekspertët po punojnë për gjetjen e provave në automjetin e djegur që u gjet në Thumanë, rreth 40 minuta pas atentatit, teksa në mjet u gjetën dy kallashnikovë.

Po shqyrtohen kamerat e sigurisë për të dokumentuar të gjitha lëvizjet e autorëve pas krimit.

Emri i Mihasit regjistrohet në skedat e policisë si i përfshirë në një sërë ngjarjesh kriminale.

Më e rëndësishmja është ajo e dhunimit dhe grabitjes së prindërve të Elton Çiços, në vitin 2015, e cila krijoi një sagë hakmarrjeje mes bandave. Robert Rama një prej pjesëmarrësve në grabitje u ekzekutua në një atentat në Durrës po në vitin 2015.

Ervis Imeri një prej pjesëmarrësve në grabitje ra pre një atentati me tritol, por lënda plasëse nuk shpërtheu.

Të njëjti fat nuk pati vëllai i tij, Elton Imeri, i cili humbi dy këmbët pas shpërthimit të një sasie tritoli në mjetin e tij një vit më vonë.

Vetë Elton Çiço, i njohur në botën e krimit si i përfshirë në trafikun e drogës, mbeti i vrarë në një atentat në zonën e ish bllokut në 2016.

Mihasi i dyshuar për këtë vrasje do lirohej nga akuzat për mungesë provash.

Shok i ngushtë me Santiago Malkon, ish-policin e vrarë në Porcelan më 27 gusht 2019, me të cilin dyshohet se kanë qenë autor të plagosjes me armë ndaj kushërinjve Rivelino dhe Juxhin Mumajesi në Tiranë në 2018.

Nga sulmi mbeti i plagosur edhe shoku i tyre Ibrahim Durollari. Emri i Mihasit lidhet ngushtë me plagosjen e Rudolf Tomës, në 2017, ky i fundit punonjësi bashkisë së Kurbinit.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Agimi14/11/2021 16:44

Krimi, vrasjet, kufomat, droga, prostitucioni, vjedhja, korupsioni, hakmarja mosndeshkushmeria Jane tablloja e shqiperise e sidomos e tiranes ne ditet e some te vitit 2021.kjo pasiguri vjen nga kapja e shtetit, paaftesia e drejtuesve, ligji I bandave qe Kane uzurpuar shtetin etj. Te mesh min te brenshem nje Guak qe nuk lan as fytyren e vet ,vetem se eshte mikeshe e rames ,cfare do presesh.pa lidhje me punen e policise ,pa arsimin perkates ,pa me te voglen aftesi drejtuase domosdo te tilla rezultate do koresh. A more rame ziu ,po me piratin ahmetaj, me cuc mavrine qe mer cfar I mbetet,me hajdutet gjiknuri dhe beqajn, me skuthin veliaj, me halldupen balluku, me manastiren, me ,me ,me fundrina te tilla do te besh shtet?!?!?!? Pas 12 dhjetorit do te mesojne ,berisha me shoke ,si behet shteti, si funksionojne strukturat , si punohet dhe jetohet ne kete vend pa frike ,pa ankth dhe me dinjitet. Vetem me sekuetron e pasurive tuaja shqiperia behet zvicer. Dhe kete do ta beje berisha ,po se beri haram besimi I popullit te ndershem. Shqiperise nuk I mungon asgjeja me e Vogel ,per te jetuar, I mungon qeverisja........

Shto koment

Denonco