Mijëra euro dhe lekë kapen në dy tavolina pokeri, 14 lojtarë po bënin namin, tre të arrestuar

Mijëra euro dhe lekë kapen në dy tavolina pokeri, 14 lojtarë po bënin namin, tre të arrestuar

10:36, 14/11/2021
A+ Aa A-

Sekuestrohen nga policia e Tiranës 21.900 € dhe 90.800 lekë të rinj, lëndë narkotike kokainë, dy tavolina pokeri, katër valixhe me çipsa dhe dy aparate celular.

Vihen në pranga 3 shtetas dhe proçedohen 14 të tjerë.

Në vijim të operacionit “Fati i Lojrave”, specialistët në Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se në rrugën “Konferenca e Pezës”, në katin e dytë të një pallati, në një ambient ushtrohej veprimtaria e kundërligjshme e lojrave të fatit dhe konsumohej lëndë narkotike kanë organizuar punën duke ushtruar kontroll në këtë ambient.

Si rezultat u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

•A. M., 45 vjeç; V. M., 40 vjeç dhe G. K., 45 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi në ambientin e marrë me qera nga shtetasi V. M., 40 vjeç dhe punonjës shtetasi A. M., 45 vjeç, shërbimet e Policisë konstatuan 14 shtetas duke ushtruar veprimtarinë e kundërligjshme e organizimit të lojrave të fatit. Këta shtetas në përfundim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë.

Ndërsa shtetasit G. K., 45 vjeç (klient) gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Gjatë kontrollit të ambientit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 21.900 € dhe 90.800 lekë të rinj, lëndë narkotike kokainë, dy tavolina pokeri, katër valixhe me çipsa dhe dy aparate celular.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme proçeduriale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco