Futet në kabinë elektrike për të pushuar, por e ze korenti, vdes 40-vjeçari

Futet në kabinë elektrike për të pushuar, por e ze korenti, vdes 40-vjeçari

17:27, 07/11/2021
A+ Aa A-

Trupi i pajetë i 40-vjeçarit me inicialet H. N., është gjetur në një kabinë elektrike në rrugën ‘Babë Rexha’.

Sipas Policisë së Tiranës, 40-vjeçari dyshohet se është futur në kabinë për të pushuar dhe ka gjetur vdekjen, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Policia e Tiranës/ Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në rrugën ‘Bab Rexha’ është konstatuar nga punonjësit e OSHEE-së, brenda kabinës elektrike,  pa shenja jete shtetasi H. N, rreth 40 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se ky shtetas kishte hyrë brenda kabinës elektrike për të pushuar, dhe dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco