Ngacmimi seksual/ Drejtori i shkollës i telefononte natën dhe u shkruante SMS minoreneve, e zbuluan familjarët

Ngacmimi seksual/ Drejtori i shkollës i telefononte natën dhe u shkruante SMS minoreneve, e zbuluan familjarët

17:21, 06/11/2021
A+ Aa A-

Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i drejtorit të shkollës 9-vjeçare në fshatin Stropckë të Pogradecit për pedofili. 

Adriatik Haxhillari, 59 vjeç, me profesion mësues dhe njëherazi drejtor i shkollës, akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy vajza minorene të kësaj shkolle. 

Syri.net mëson se 59-vjeçari u dërgonte SMS natën vajzave. 

Sipas burimeve bëhet me dije se mesazhet janë parë nga vëllai i njërës prej vajzave e cila i kishte prindërit në Greqi dhe shqetësohej me thirrje nw telefon nw orwn 23:00 të natës.

Më pas i vëlllai i ka shkuar te takojë drejtorin dhe e ka goditur. Të nesërmen drejtori e ka thirrur atë për t'i kërkuar ndjesë.

Drejtori i ngacmonte gocat në klasë duke iu bërë shenja, kafshime buze si dhe ngacmime në oborr të shkollës. 

Vajzat nuk e kanë pasur të regjistruar numrin me emër dhe kjo është në verifikim, por para psikologut kanë thënë se ishte drejtori ai që iu telefononte dhe dëgonte mesazhe. Koha e ngacmimeve ka zgjatur 3 javë deri në 1 muaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco