VIDEO/ Xhelal Reçi vëzhgohej prej ditësh, tentoi të futej në një rrugicë

VIDEO/ Xhelal Reçi vëzhgohej prej ditësh, tentoi të futej në një rrugicë

09:58, 01/11/2021
A+ Aa A-

Mëngjesin e sotëm u ekzekutua me armë zjarri në Laç shtetasi Xhelal Reçi, 61 vjeç. Ai është qëlluar nga një distancë e afërt rreth orës 07:23, në afërsi të një banke, ndërsa më pas policia gjeti të djegur një automjet tip Toyota që dyshohet se u përdor nga autorët. Nga raportimet mjeti i djegur ishte me targa të huaja, ndërsa janë ngritur grupe kontrolli nga policia lokale dhe FNSH.

Dyshimet janë se autorët apo persona të lidhur me to kanë vëzhguar me kujdes prej ditësh 61-vjeçarin, duke ditur me saktësi lëvizjet e tij, kohën kur shkonte pranë bizneseve dhe me kë shoqërohej.

Xhelal Reçi ishte drejtuar drejt biznesit të tij, një butik në qytetin e Laçit, për të hapur qepenin siç bënte çdo ditë, kur është qëlluar nga atentatorët. Ai ka tentuar të largohet në momentin kur është qëlluar, duke u futur në një rrugicë mes dy objekteve, por nuk ka arritur t'i mbijetojë plagëve të marra duke ndërruar jetë në vend.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, por dyshohet për një atentat të mirëorganizuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco