‘48 shtëpi të grabitura’/ Arrestohet banda shqiptare në Itali/ Ja si mburreshin për shumat mijëra euro

‘48 shtëpi të grabitura’/ Arrestohet banda shqiptare në Itali/ Ja si mburreshin për shumat mijëra euro

22:09, 25/10/2021
A+ Aa A-

Pas urdhrit të Prokurorisë, katër shqiptarë janë arrestuar nga karabinierët në Venecia të Italisë, ndërsa akuzohen se kanë kryer 48 vjedhje banesash në më pak se dy muaj, mes shtatorit dhe tetorit.

Sipas organit të akuzës, vjedhjet janë kryer në zonën e Venecias, në provincën e Trevisos dhe Padovës, deri në Pordenone, ku banda i kryente vjedhjet gjatë orëve të natës, duke zgjedhur shtëpi të izoluara, apo apartamente të zbrazur. Ata përdornin për të lëvizur një makinë të marrë me qira.

Rolet brenda grupit ishin ndarë, ku një ishte shoferi dhe tre të tjerë ishin hajdutë. Banda kishte qenë nën monitorim nga hetuesit për javë të tëra, përmes kamerave të vendosura në bazën e tyre, si dhe përmes GPS-ve të instaluar në automjet.

Karabinierët u shkuan në shtëpi, dhe pasi i ranë ziles urdhëruan grupin që të hapte derën. Anëtarët u përfshinë në kaos, ku tre prej tyre tentuan arratisjen nga dritarja e banjës. Policia u detyrua të thyente derën për të ndërhyrë. Personi i katërt u arrestua në stacinin e Mestres.

Në përgjimet dëgjohen hajdutët duke biseduar me njëri-tjetrin dhe duke u mburrur për “të ardhurat” e tyre: shoferi thotë se ka fituar deri në 5000 euro në muaj, ndërsa shoqëruesit thonë se kanë bërë 13000 euro duke “hequr dorezat”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco