VIDEO/ Aksidenti me një të vdekur në Elbasan-Librazhd, pamje nga vendi i ngjarjes

VIDEO/ Aksidenti me një të vdekur në Elbasan-Librazhd, pamje nga vendi i ngjarjes

19:28, 09/10/2021
A+ Aa A-

Dy automjete u përplasën kokë më kokë pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. 

Në aksident janë përfshirë një kamion që vinte nga Maqedonia e Veriut me drejtues V.J dhe një automjet tip 'Citroen' me drejtues E.M, banues në Tiranë.

Përplasja ka rezultuar fatale për 54-vjeçaren F.G, pasagjere në autoveturë e cila ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që është plagosur edhe një 37-vjeçare.

Kjo e fundit mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Syri.net dhe Syri Tv sjellin pamjet e para nga vendi i ngjarjes. Siç duket në video makina 'Citroen' është shkatërruar krejtësisht nga përplasja. 

Shkaqet e aksidentit mbeten të paqarta. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco