Aksident me vdekje në aksin Elbasan-Librazhd, kamioni përplaset me 'Citroen'-in

Aksident me vdekje në aksin Elbasan-Librazhd, kamioni përplaset me 'Citroen'-in

19:16, 09/10/2021
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Xibrakë, rreth orës 18:30 të kësaj të shtune. 

Syri.net mëson se një kamion me drejtues shtetasin V.J., nga Maqedonia e Veriut është përplasur me mjetin tip "Cintroen", me drejtues E.M., banues në Tiranë.

Për pasojë ka ndërruar jetë një prej pasagjerëve që ndodhej në autoveturë.

Policia e Elbasanit në njoftimin e parë për mediat sqaron se si pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë F.G., rreth 54 vjeçe dhe është plagosur shtetasja G.M., rreth 37 vjeçe, jashtë rrezikut për jetën, pasagjere në automjetin tip "Cintron".

Njoftimi i Policisë

Elbasan/ Informacion paraprak 

Më datë 09.10.2021, rreth orës 18:33, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Xibrakë, mjeti tip kamion me drejtues shtetasin V.J., nga  Maqedonia e Veriut ,është përplasur me mjetin tip "Cintron ", me drejtues shtetasin E.M., banues në Tiranë.

Si pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë shtetasja F.G.,  rreth 54 vjeçe  dhe është  plagosur shtetasja G.M.,  rreth 37 vjeçe,  jashtë rrezikut për jetën, pasagjere në mjetit tip "Cintron".

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco