Makinën me sirianë, korçari aksidentohet në rrugën e pashtruar

Makinën me sirianë, korçari aksidentohet në rrugën e pashtruar

11:25, 03/10/2021
A+ Aa A-

Një i ri nga Korça është aksidentuar me makinë, ndërsa po udhëtonte në rrugën e re, të papërfunduar.

Policia e Librazhdit bën të ditur se paraditen e sotme rreth orës 10:10, 33-vjeçari me inicialet E. H., është aksidentuar me makinën, duke u plagosur.

Bashkë me të kanë qenë edhe 3 sirianë, që janë plagosur lehtë.

Policia Librazhd/ Informacion paraprak

Më datë 03.10.2021, rreth orës 10:10 , në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, në rrugen e re akoma të papërfunduar,  shtetasi E. H., 33 vjeç, banues në Korçë,  duke drejtuar mjetin tip ‘BMW’, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është dëmtuar vetë si  dhe janë dëmtuar lehtë tre shtetas të huaj sirianë të cilët ishin pasagjer në këtë automjet. Të dëmtuarit  ndodhen në spital për ndihmë mjekësore  jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco