VIDEO/ Krimi tronditës në Tiranë, trupi i djalit ende në trotuar, pamje nga vendi i ngjarjes

VIDEO/ Krimi tronditës në Tiranë, trupi i djalit ende në trotuar, pamje nga vendi i ngjarjes

19:22, 02/10/2021
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë. Një i ri 26-vjeçar i quajtur Kliton Pira ka goditur me thikë të dashurën e tij, Jawsackie Jaboah, shtetase nga Gana. 

E reja u ka rezistuar goditjeve fillimisht dhe ka arritur të dalë nga banesa në katin e tetë të një pallati dhe ka kërkuar ndihmë. 

Ndërsa i dashuri i saj në këtë moment dyshohet se është hedhur nga lartësia e pallatit dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend. Jawsackie Jaboah edhe pse është dërguar me urgjencë në spital, nuk ka mundur të jetojë për shkak të plagëve të rënda të marra nga goditjet me thikë nga i dashuri i saj shqiptar.

Ngjarja ka ndodhur afër shkollës “Pjetër Budi”, pranë Gjykatës së Tiranës, tek ish-Ekspozita, në një banesë që dy të rinjtë e kishin marrë me qira. Syri Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e kësaj të shtune. Gazetarja e Syri Tv Fabjona Pasho raportoi se trupi i pajetë i 26-vjeçarit Kliton Pira ndodhet ende në trotuar, pranë vendit të ngjarjes. 

Ndërkohë, nëna e 26-vjeçarit Kliton Pira ka shpërthyer në lot hidhërimi pasi mësoi në vendngjarje se djali tashmë i kishte vdekur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco