EMRAT/ Transportonin 19 emigrantë të paligjshëm, arrestohen 2 të rinj në Lezhë

EMRAT/ Transportonin 19 emigrantë të paligjshëm, arrestohen 2 të rinj në Lezhë

09:45, 19/09/2021
A+ Aa A-

Dy persona, banues në Fushë Krujë janë arrestuar për shkak se janë kapur duke transportuar 19 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Këta shtetas, janë kapur në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Policisë, në Skuraj, Kurbin, duke transportuar me automjetet e tyre “ Volvo ” dhe “Ford”, 19 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Të arrestuar për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve Enea Babasi dhe Indrit Ndoj.

Njoftimi i policisë:

Goditen 2 raste të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Vihen në pranga 2 shtetas që u kapen nga shërbimet e Policisë, duke transportuar 19 emigrantë të paligjshëm të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Shërbimet e Njësisë së Autostradës Milot-Morinë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mirditë dhe strukturat e DVP Lezhë, në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, pas informacioneve të marra në rrugë policore se në automjetet tip “ Volvo” dhe “Ford” po transportoheshin emigrantë të paligjshëm drejt Kosovës, organizuan punën për lokalizimin dhe ndalimin e mjeteve. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– E. B., 26 vjeç dhe I.N., 33 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Këta shtetas, janë kapur në kushtet e flagrancës nga shërbimetePolicisë, në Skuraj, Kurbin, duke transportuar me automjetet e tyre “ Volvo ” dhe “Ford”, 19 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco