EMRAT/ Burri vret gruan dhe veten në Divjakë

EMRAT/ Burri vret gruan dhe veten në Divjakë

18:48, 18/09/2021
A+ Aa A-

Një krim i rëndë në familje ka ndodhur në Divjakë.

Hekuran Rrasa ka vrarë gruan e tij Fëllënxa Rrasa dhe më pas veten.

Policia e Divjakës/ Informacion paraprak

Në fshatin Babunjë, Divjakë, dyshohet se shtetasi H. Rr., 58 vjeç, ka vrarë me armë gjahu në banesë bashkëshorten e tij, shtetasen F. Rr., 45 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco