Ish-kreu i policisë: Ja 3 mënyrat sesi mund të kapet një sasi e tillë kokaine...

Ish-kreu i policisë: Ja 3 mënyrat sesi mund të kapet një sasi e tillë kokaine...

21:56, 01/03/2018
A+ Aa A-

Ahmet Premçi, ish-drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, e ka cilësuar si sukses të padiskutueshëm të uniformave blu operacionin për kapjen e 613 kg kokainë të nisur nga Kolumbia në Shqipëri.

I ftuar në studion e News24, Premçi tha se tre janë mënyrat sesi mund të kapet një sasi e tillë droge.

“Kjo sasi e madhe e kapur është një sukses i padiskutueshëm i organeve ligjzbatuese. Pse kokaina gjen vend në Shqipëri? Dicka që më përpara nuk ka qenë.

Shqipëria është tashmë një vend ku tranzitohet kokainë. Shifrat e fundit tregojnë që është rritur dhe konsumi i kokainës këtu. S’do flas për detaje, se emisionin e ndjekin dhe trafikantë.

Janë tre mënyra për ta kapur një sasi të tillë droge:

-Dorëzim i kontrolluar që organet bëjnë në bazë të bashkëpunimit me autoritetet partnere, kontrollohet itenerari i ngarkesës deri ku dorëzohet.

-Konkurrenca e tregut, se jo vetëm këto persona që kanë transportuar këtë kokainën merren me këtë punë, ka dhe të tjerë.

-Kapje rutinë, që të ngec në dorë. Se një sasi e tillë pa siguruar garanci më para nuk merret për t’u transportuar. Një sasi e tillë e kapur merret me garanci nga ata që e kanë lejuar kalimin, garanci politike,” tha Premçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco