SYRI TV/ Filarmonia e Kosovës, koncert në Korçë, një mbrëmje artistike me emocione dhe muzikë shqiptare

14:20, 17/05/2026

Orkestra e Filarmonisë së Kosovës, ka zhvilluar një concert në qytetin e Korçës, në një mbrëmje artistike që solli emocione dhe muzikë shqiptare. Artistët vlerësuan traditën kulturore të Korçës dhe mikpritjen e publikut korçar, duke theksuar emocionin e performancës në një qytet me histori dhe kulturë të pasur artistike.

SYRI TV

Mbrëmjen e së shtunës, në Teatrin “Andon Zako Çajupi” publiku korçar ndoqi koncertin e Orkestrës së Filarmonisë së Kosovës, në një mbrëmje artistike që solli emocione dhe muzikë shqiptare.

Nën dirigjimin e Baki Jasharit, orkestra interpretoi një repertor të përzgjedhur me vepra të kompozitorëve shqiptarë dhe kosovarë, ndërsa soliste në koncert ishte violinistja Sihana Badivuku.

Artistët vlerësuan traditën kulturore të Korçës dhe mikpritjen e publikut korçar, duke theksuar emocionin e performancës në një qytet me histori dhe kulturë të pasur artistike. Një moment i veçantë i mbrëmjes ishte edhe interpretimi i një kënge të njohur korçare në një version të ri orkestral.

Klarinetisti Shkumbin Bajraktari theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi kulturor, duke e konsideruar koncertin si një urë lidhëse mes institucioneve artistike të Kosovës dhe Korçës.

Drejtori i Filarmonisë së Kosovës, Dardan Selimaj, u shpreh se ky koncert shënon fillimin e një bashkëpunimi kulturor mes Korçës dhe Prishtinës.

Koncerti u prit me duartrokitje të shumta nga publiku artdashës korçar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco