Aksident i rëndë, përplasen 3 makina në Deçan, 11 persona të plagosur

Aksident i rëndë, përplasen 3 makina në Deçan, 11 persona të plagosur

20:56, 16/05/2026

11 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur ditën e sotme në Deçan, Kosovë.

Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur në Prilep, ku 3 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. 11 persona që udhëtonin në këto makina janë plagosur, por fatmirësisht, janë jashtë rrezikut për jetën.

‘Sot rreth orës 18:00,  Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Prilep- Deçan, në këtë aksident ishin të përfshira tre  makina dhe si pasojë e këtij aksidenti njëmbëdhjetë (11) persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar ne spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor’, është thënë nga Policia.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco