KQZ certifikon kandidatët për deputetë të Listës Serbe

KQZ certifikon kandidatët për deputetë të Listës Serbe

14:53, 16/05/2026

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuarkandidatët për deputetë të Listës Serbe me shumica votash.

Tetë anëtarë të KQZ-së kanë votuar për certifikim, meqë nga Zyra për Regjistrimin, Certifikimin dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike ka rekomanduar një gjë të tillë.

Sipas kësaj zyre, asnjë prej kandidatëve të kësaj partie s’bie ndesh me ligjin apo ndonjë rregullore.

“Lista me kandidat është verifikuar. Nga të dhënat rezulton se asnjë kandidat nuk bie ndesh me dispozitat. Zyra rekomandon certifikimin e Srpska Lista”, ka thënë përfaqësuesi i ZRCK.

Kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka konfirmuar se Lista Serbe certifikohet me 8 vota për dhe 2 kundër nga anëtarët e Vetëvendosjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco