Akuzohet se dhunoi kryetarin e VV në Skënderaj/ Reagon Lushtaku: Qytetarët nuk i tolerojnë etiketimet...

Akuzohet se dhunoi kryetarin e VV në Skënderaj/ Reagon Lushtaku: Qytetarët nuk i tolerojnë etiketimet...

13:53, 14/05/2026

Kreu i Skënderajt, Sami Lushtaku, ka reaguar pasi nga Lëvizja Vetëvendosje pretendojnë se ai bashkë me disa persona të tjerë e kanë sulmuar fizikisht Hysni Mehanin.

Lushtaku ka thënë se “pushteti i Kurtit” ka tentuar që ta sulmojë sot duke i thënë “Sami Serbia”.

Ai ka thënë se një gjë e tillë ka qenë e papranueshme për qytetarët dhe të njëjtit kanë reaguar.

Pushteti i Albin Kurtit përmes mekanizmave të tij tentoi që sot të më sulmoi në Skenderaj. E kam një jetë në shërbim të vendit kurse etiketat si “Sami Serbia” qytetarët nuk i tolerojnë më prandaj edhe reaguan!”, ka shkruar ai në FB.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco