PDK-ja ende nuk e ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë, kush është në top 10-shen e partive të tjera

PDK-ja ende nuk e ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë, kush është në top 10-shen e partive të tjera

08:28, 13/05/2026

Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë, kanë publikuar listat e kandidatëve me të cilët do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit. Listën me emrat e 110 kandidatëve për deputetë, nuk e ka publikuar ende vetëm PDK-ja, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Albin Kurti do t’i prijë listës së Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa në top 10 janë edhe Glauk Konjufca, Donika Gërvalla, Avni Dehari, Albulena Haxhiu, Xhelal Sveçla, Mimoza Kusari Lila, Hajrulla Çeku e Shqipe Memeti Selimi.

Te Lidhja Demokratike e Kosovës, bartëse e listës është ish-Presidentja Vjosa Osmani, teksa numrin 2 e mban kreu i partisë, Lumir Abdixhiku.

Pas tyre renditen Kujtim Shala, Doarsa Kica Xhelili, Lutfi Haziri, Jehona Lushaku, Albena Reshitaj, Ukë Rugova, Jeta Statovci e Anton Quni.

Hykmete Bajrami e Avdullah Hoti u lanë jashtë dhjetëshes së partisë.

Te AAK-ja, artës i listës është Ardian Gjini, i cili pasohet nga Besnik Tahiri, Time Kadriaj, Bekë Berisha dhe Arbër Tolaj.

Kreu i AA-së, Ramush Haradinaj, renditet i 11-ti.

KQZ-ja ka paralajmëruar se të gjithë kandidatët që synojnë të garojnë në zgjedhjet e 7 qershorit për Kuvendin e Kosovës, do t’i nënshktrohen procesit të verifikimit institucional.

Përmes këtij procesi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të kontrollojë nëse kandidatët për deputetë i përmbushin kriteret ligjore për pjesëmarrje në zgjedhje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco