Konjufca falënderon kongresistët amerikanë për rezolutën e anëtarësimit të Kosovës në NATO

Konjufca falënderon kongresistët amerikanë për rezolutën e anëtarësimit të Kosovës në NATO

20:11, 01/05/2026

Kryediplomati në detyrë i Kosovës, Glauk Konjufca, ka përshëndetur rezolutën e paraqitur nga tre kongresistë amerikanë që mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Ai e ka vlerësuar këtë nismë si një hap të rëndësishëm për sigurinë rajonale.

“E mirëpres prezantimin e rezolutës dypartiake në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO, dhe i falënderoj kongresistët Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler për mbështetjen dhe përkushtimin e tyre të vazhdueshëm për sigurinë në Ballkanin Perëndimor”.

“Kosova është e gatshme të kontribuojë në sigurinë e rajonit dhe të komunitetit transatlantik”, ka thënë Konjufca përmes një postimi në X.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco