Përgatitjet për zgjedhjet e 7 qershorit, shtyhet mbledhja e KQZ’së për në orën 14:00

Përgatitjet për zgjedhjet e 7 qershorit, shtyhet mbledhja e KQZ’së për në orën 14:00

12:57, 01/05/2026

Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku do të merren vendime për zgjedhjet e 7 qershorit, është shtyrë për në orën 14:00, shkruan Reporteri.net.

Në njoftimin e KQZ’së thuhet se arsyeja e shtyrjes është për shkak të nevojave organizative.

“…ju njoftoj se për shkak të nevojave organizative, mbledhja e planifikuar të fillojë në orën 11:30 është shtyrë për në orën 14:00 të ditës së sotme (e premte, 1 maj 2026)”, thuhet në njoftim.

Rendi i ditës:

1.Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së;

2. Këshilli për Operacione Zgjedhore

2.1. Shqyrtimi dhe miratimi i planit kohor për aktivitetet zgjedhore, për zgjedhjet e parakohëshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të datës 07.06.2026;

2.2. Shqyrtimi dhe miratimi i caktimit të afateve kohore, për zgjedhjet e parakohëshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të datës 07.06.2026;

2.3. Shqyrtimi dhe miratimi i formulës për nominimin e anëtarve të KKZ, për zgjedhjet e parakohëshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të datës 07.06.2026;

3. Këshilli për Buxhet dhe Financa

3.1. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të buxhetit, për zgjedhjet e parakohëshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të datës 07.06.2026;

4. Këshilli për Personel

4.1. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të rekrutimit dhe angazhimit të stafit të përkohshmë, për zgjedhjet e parakohëshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të datës 07.06.2026;

4.2. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për kompensimin e punës jashtë orarit të rregullt të punës, ditëve të vikendit dhe festat zyrtare, për zgjedhjet e parakohëshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të datës 07.06.2026;


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco