Ngërçi në Kosovë, Nurellari: Kurti po e përdor krizën për interesa pushteti, strategjia e tij ishte të linte fajtor...

Ngërçi në Kosovë, Nurellari: Kurti po e përdor krizën për interesa pushteti, strategjia e tij ishte të linte fajtor...

09:40, 29/04/2026

Analisti politik Adri Nurellari ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se dështimi për zgjedhjen e presidentit në Kosovë nuk ishte pasojë e mungesës së konsensusit, por pjesë e një skeme politike të qëllimshme.

I ftuar në “KAFE SHQETO” në SYRI TV, Nurellari deklaroi se Kurti nuk ka synuar një president konsensual, por ka zvarritur procesin për të krijuar përshtypjen se fajin e ka opozita, ndërsa në prapaskenë ka synuar forcimin e kontrollit institucional.

Sipas tij, zgjatja e krizës i ka shërbyer Kurtit për të përfituar nga ushtrimi i detyrës së presidentit nga Albulena Haxhiu, duke mundësuar emërime në poste kyçe që, sipas analistit, Vjosa Osmani nuk do t’i kishte dekretuar.

Nurellari e cilësoi qasjen e Kurtit si “teatër politik”, duke theksuar se negociatat për figura konsensuale nuk bëhen përmes deklaratave publike, por me marrëveshje paraprake mes palëve.

Ai shtoi se ndryshe nga liderët e mëparshëm që kanë bërë kompromise për stabilitet institucional, Kurti po ndjek një strategji për përqendrim më të madh të pushtetit.

Nurellari:

Ka një problem thelbësor aty, që zoti Kurti faktikisht ishte duke bërë një një skemë, një teatër, demek për t'i vënë fajin opozitës për moszgjedhjen e presidentit dhe çuarjen në zgjedhje të parakohshme, sepse në të vërtetë ai e arriti atë që donte. Domethënë, gjithë edhe periudhën shtesë që ju ofrua nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese pas 5 marsit,  ai nuk e shfrytëzoi për të krijuar një konsensus dhe një bashkëpunim, por thjesht për të ndërmarrë veprime dhe takime, bisedime, deklarata për të lënë përshtypjen sikur ishte duke dhënë maksimumin për të siguruar shumicën e duhur për presidentin me parti opozitare, ndërkohë që ai këtë donte, donte të skadonte afati, të mbaronte koha e zgjedhjes së presidentit, donte që t'i mbaronte mandati edhe presidentes Vjosa Osmani, me të cilën kishte një bashkëpunim të ngushtë, por ndërkohë kishte dhe mosmarrëveshje, sidomos përsa i përket emrave dhe pushtetit.

Dhe priti enkas që të të zëvendësohej presidente Osmani me ushtruesen e detyrës, Albulena Haxhiu, që ka një nga njerëzit më besnikë e më të bindur. Ju kujtoj këtu që vitin e kaluar janë bërë 47 seanca për ta zgjedhur atë kryetare të kuvendit. Dhe me një vendim të Gjykatës Kushtetuese  në kohën e Pacollit, që si zëvendësues i presidentit, çdo vendim i marrë nga zëvendësuesi i presidentit, nga ushtruesi i detyrës së presidentit, konsiderohet i ligjshëm si me pas qenë një president i zgjedhur tamam dhe për këtë arsye ai donte që të kishte Albulena Haxhiun si presidente që e ka të bindur dhe i voton dhe i mbush ato vende vakante që Vjosa Osmani s'pranonte t'ia t'ia votonte. Dhe kjo u duk më së miri me faktin që njeriu i parë që Albulena Haxhiu si presidente, si ushtruese e detyrës së presidentes votoi, emëroi, dekretoi, ishte shefi i shërbimit sekret, sepse i duhet shefi i shërbimit sekret tani në një moment krize po themi ose në një moment situate të tillë dhe vetëm kjo të tregon pak atë  oreksin e Kurtit për të emëruar dhe për të zënë të gjitha vendet vakante, për të emëruar njerëzit e porteve, për të emëruar këshillat e ndryshëm,  për të emëruar siç ka emëruar tani një seri ambasadorësh në vende kyç, të cilët Vjosa Osmani ka refuzuar t'ia emërojë.

Pra, kjo ishte kërkesa ose dëshira e Kurtit. Kurti thjesht për veten e vet e ka shtyrë krizën për një kohë të dytë, por ndërkaq të tëra ato vende vakante, agjenci, këshilla, Këshilli Prokurorial i Kosovës, i prokurorisë, vende vakante në Gjykatën Kushtetuese, përpiqet t'i mbushi nëpërmjet presidentes me njerëzit e vet dhe kur të vijë një president konsensual pas disa muajsh, pas zgjedhjeve të ardhshme, ato vende do jenë të zëna dhe nuk mund të shkarkohen zyrtarët e tyre se kanë mandatin me afat kohor, mund të shkarkohen vetëm nëse bëjnë shkelje të mëdha. Pra kjo është një thjesht skema e thjeshtë e Kurtit. Kurti nuk ka dashur asnjë president konsensual, Kurti thjesht ka dashur të bëjë një show, gjasme po përpiqem, po bëj maksimumin për ta arritur shumicën konsensuale, por thellë-thellë ai interesin e ngushtë të tij në këtë situatë ka pasur, kur të kishte, Albulena Haxhiun, ushtruese të detyrës së presidentes dhe të vendoste, të emëronte të gjithë ata njerëz që ai donte, por që Vjosa Osmani ka refuzuar që t'ia  dekretojë ose t'ia pranojë.

Populli i Kosovës me një manipulim ku ka qenë i marrë pjesë vetë Vjosa Osmani, duke e përcaktuar enkas datën e zgjedhjeve, 28 dhjetor, gjë që vetë Vjosa Osmani pastaj e pranoi dhe denoncoi në një farë mënyre veten duke thënë që isha pjesë e këtij mekaniku e këtij ngjirringu po themi, e këtij mekanizmi, zoti Kurti ka marrë , si asnjëherë më parë, ka marrë një shumicë të thjeshtë, të cilën i jep mundësi me legjitimitet të plotë të krijojë qeverinë. Por nuk ka marrë shumicë cilësore që kërkohet për të zgjedhur presidentin. Pra, padyshim që e ka marrë të drejtën e vet për të krijuar qeverinë, por nuk e ka marrë për të marrë presidentin. Dhe në kushte kur ke një mazhorancë kaq të madhe për të marrë presidentin duhet të bësh kompromis.

Njerëz të tjerë para tij, që kanë pasur shumica dërrmuese, ose kanë pasur shumica të mëdha në parlament, siç ka qenë Ibrahim Rugova, ka bërë kompromis. Edhe ka marrëveshje, kompromise. Domethënë në 2001-shin, Rugova ka marrë 47 deputetë, ka mbajtur postin e presidentit, por ka dhënë të kryeministrit sepse në atë kohë posti i kryeministrit nuk kishte ndonjë vlerë të madhe në praninë e UNMIK-ut. Dhe ndërkohë aspekti simbolik i Rugovës si kryetar i vendit ishte shumë i madh, kështu që ai pranoi të bënte një qeveri me në krye PDK-në me Bajram Rexhepin, por ndërkohë vetëm merrte postin e kryetarit të shtetit, e presidentit. Dhe po ashtu në 2004-ën, e njëjta gjë u përsërit, prapë, prapë LDK-ja mori një shumicë dërrmuese, mori prapë 47 mandate. Por kësaj radhe e bëri koalicionin qeverisës me Ramush Haradinajn, duke bërë atë kryeministër, edhe vetë duke mbajtur postin e presidentit. Pra,  Kosova nuk është se është.

Pavarësisht se ka qenë apo s'ka qenë kuorumi, unë po flas për frymën e konsensusit edhe për të respektuar votën edhe kushtet e një presidenti mbi të gjitha palët. Po, nuk ka qenë kushti, por ka qenë vullneti, sepse Vetëvendosja ka ardhur, e ka ngritur karrierën e vet me logjikën e jo, jo negociata, Vetëvendosje. Dhe kjo vetëm po përsëritet. Kurti nuk do të bashkëpunojë, nuk do të ndajë pushtet, nuk do të të arrijë frymë konsensusi dhe këtë e thotë haptas edhe hapur.

Është qesharake që pretendohet që negociatat bëhen emra, ai, kjo është një akt populist i tij për të treguar që po përpiqem...

Këto funksionojnë e para njëherë me korniza bashkëpunimi, me marrëveshje paraprake, ku vendosen kritere, ku palët në negociata e sipër pajtohen për emrat dhe pastaj bëhen publik se nuk mund t'i poshtërosh e t'i fyesh njerëzit kur s'ke një konsensus t'i nxjerrësh emra të rëndësishëm, njerëzish, figura konsensuale mbi të tëra palët dhe t'i nxjerrësh, t'i përplasësh dhe pastaj të bëhen pjesë e debatit kur s'ka pasur një marrëveshje paraprake. Është jo serioze dhe nuk ka ndodhur asnjëherë më para që të ndodhi kështu. Por, zoti Kurti enkas thoshte emra për të lënë përshtypjen sikur ka qenë barra e provës dhe faji ka qenë te opozita dhe jo te ai, se demek, kinse po të ishte një emër të mirë ai do e kishte votuar. Po kjo është thjesht një pjesë e skemës së tij, i cili padyshim që interesin kryesor kishte të kishte një ushtar të bindur në postin e, ta themi të presidentit, siç e ka tani që është Albunena.

Por, ai këto i bënte deklaratat sepse faktikisht mënyra se si funksionon është në qoftë se ti në negociata mban një fleksibilitet negociatash, po qe se nxjerr një emër, ti detyrohesh ta mbrosh atë emër publikisht dhe pastaj bllokohet negociata, bllokohet edhe marrëveshja. Prandaj fillimisht bëhet një marrëveshje, bëhet ujdi paraprakisht mes palëve për të gjetur se cila është figura konsensuale mes emrave që shkëmbehen dhe pastaj bëhet publike dhe dhe kryhet procesi formalisht. Pra nuk, nuk është serioze kjo që të thuhet si, si në një panair ose një cirk me nxjerrë emrat një nga një, ndërkohë që s'ke pasur një marrëveshje paraprake, është e thyerëse dhe poshtëruese dhe ndaj figurave, të cilët, të cilët ju kanë nxjerrë emrin, i bën, i bën pre e debateve publike por ndërkohë nuk ka një konsensus paraprak. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco