Nuk u gjet konsensus për presidentin/ Abdixhiku: Po shkojmë në zgjedhje sepse pushteti kërkoi nënshtrim

Nuk u gjet konsensus për presidentin/ Abdixhiku: Po shkojmë në zgjedhje sepse pushteti kërkoi nënshtrim

00:44, 29/04/2026

Pas dështimit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, kreu i Lumir Abdixhiku ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke akuzuar pushtetin për imponim dhe mungesë vullneti për bashkëpunim politik.

Në reagimin e tij, Abdixhiku thekson se, sipas tij, mazhoranca ka kërkuar “nënshtrim” në vend të konsensusit, pavarësisht se LDK-ja pretendon se ka ofruar bashkëpunim në disa faza të procesit, përfshirë takimet dhe propozimet për emra. Ai përmend edhe kandidaten Vjosa Osmani, për të cilën thotë se është injoruar nga pala tjetër.

Sipas Abdixhikut, dallimet mes palëve janë thelbësore në mënyrën se si e shohin përfaqësimin institucional, duke shtuar se vendimmarrja përfundimtare do t’i takojë qytetarëve në zgjedhje. Ai e mbyll reagimin me thirrje për bashkim dhe për një qasje më të qetë dhe dinjitoze në politikë.

Reagimi i Badixhikut:

Po shkojmë në zgjedhje sepse pushteti me 51% kërkoi nënshtrim. Ne zgjodhëm Republikën.

Kërkuan konsensus. Ua dhamë. U takuam.
Kërkuan emra. Thamë Vjosën. E injoruan.
Kërkuan nënshkrime. Ua dhamë, 15 sosh, sa i kishim.
Në fund, kërkuan gjënë e vetme që dinin, nënshtrimin.

Këtë s’mund ta kishin.

Vjosën, Presidenten e deritashme, e panë vetëm si kuorum, si numër plotësues për Presidenten e tyre “karate”. Ne e pamë ndryshe. E pamë siç duhet të ishte edhe me votat e tyre, një Presidente përfaqësuese dinjitoze e Republikës.

Ky është dallimi i madh mes nesh. 
Dhe këtë dallim do ta vulosë populli i Kosovës. Do ta zgjedhë vet.

Tani është koha për bashkimin e njerëzve të mirë të këtij vendi, që duan një Kosovë normale, pa dramë, pa propagandë, me dinjitet brenda Lidhjes Demokratike.

Do ta kemi! ✌️

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco