Kanë mbetur edhe pak deri në përfundimin e afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit,(ora 00:00) në të kundërtën Kosova do të mbajë zgjedhje të reja.
Ndërkaq, vazhdimi i seancës për presidentin është paraparë të nisë në orën 23:00.
LVV-ja, i kërkoi LDK-së 15 nënshkrime për kandidatin e saj për president, duke e ftuar që të jetë kundërkandidat i Feride Rushitit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media, tha se asnjë problem ne nuk e kanë me asnjë kandidat që e sjellë LDK.
“Asnjë problem ne nuk kemi me asnjë kandidat që na e sjellë LDK, vetëm le të na i sjellin 15 nënshkrime, por edhe 14 e 13, vetëm le ta i sjellin me datë të sotme dhe mandej kur të vijnë ne ia plotësojmë çka i mungojnë. Vetëm në kuti është votimi i fshehtë, ne do të ulemi prapë e të bisedojmë, mirëpo ju duhet ta kuptoni që unë nuk jam kurrfarë personi i cili shikon edhe brenda kutive. Unë nuk e kam ditur sa vota mbrëmë do t’i kishte Feride Rushiti. Pra unë nuk mund ta di si do të votojnë”, tha Kurti.
Por, LDK-ja opozitare tha se partia e kryeministrit Albin Kurti po kërkon që t'i bëhet kuorumi dhe nuk po ofron vota për kandidatin e tyre.
© SYRI.net