Momente nga seanca maratonike për zgjedhjen e presidentit

Momente nga seanca maratonike për zgjedhjen e presidentit

18:04, 28/04/2026

Seanca e nisur mbrëmjen e 27 prillit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme, por pa rezultat për shkak të bojkotit të opozitës.

Deputetët opozitarë nuk kanë marrë pjesë në punimet e Kuvendit, duke bërë që seanca të shtyhet dy herë brenda ditës. Më 28 prill është edhe afati i fundit për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, në të kundërt vendi pritet të shkojë në zgjedhje të reja.

Lëvizja Vetëvendosje, si parti në pushtet, ka propozuar Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën për postin e presidentes, ndërsa ende nuk është arritur konsensus mes palëve.

Në njërën prej fotografive shihet kryeministri Albin Kurti duke biseduar me ministrin për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, gjatë vazhdimit të seancës.

Image

Në një tjetër pamje, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu shihet duke shkuar drejt ulëses së saj para seancës, e cila u shty fillimisht në orën 14:00 dhe më pas në orën 19:00 për shkak të mungesës së deputetëve opozitarë.

Image

Po ashtu, shefja e deputetëve të LVV-së, Arbërie Nagavci, shihet në sallën plenare, ku opozita nuk ka marrë pjesë pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme nga mazhoranca.

Image

Në një moment tjetër, deputeti Llazar Radulloviq u ka bërë thirrje opozitës dhe Listës Serbe që të marrin pjesë në votim për zgjedhjen e presidentit të ri, duke theksuar rëndësinë e procesit institucional.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco