'Nuk njeh as bashkëpunim, as kompromis', Çitaku i përgjigjet Kurtit: PDK nuk nënshtrohet!

'Nuk njeh as bashkëpunim, as kompromis', Çitaku i përgjigjet Kurtit: PDK nuk nënshtrohet!

17:39, 28/04/2026

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, iu përgjigj akuzave të kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se partia e saj respekton Kushtetutën.

Ajo tha se Kurti “nuk e njeh bashkëpunimin, as kompromisin”.

“Ti kërkon nënshtrim. Dhe PDK nuk nënshtrohet”, shkroi ajo në Facebook.

Çitaku tha se PDK pa kushte ka votuar për marrëveshje ndërkombëtare e zgjatje buxhetore, pasi Kurti akuzoi opozitën për veprime joshtetërore dhe se po synojnë ta bllokojnë qeverisjen e tij.

“Si shkelës serik i Kushtetutës, nuk e ke problem ta përmbysësh edhe rendin kushtetues. Por, këtë nuk do ta lejojmë”, shkroi Çitaku./ REL.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco