Zgjedhja e presidentit shtyhet për në orën 19:00

Zgjedhja e presidentit shtyhet për në orën 19:00

16:09, 28/04/2026

Seanca e jashtëzakonshme për përzgjedhjen e presidentit të vendit është shtyrë për në orën 19:00.

“Për shkak të mungesës së opozitës, dhe gjithnjë duke u përpjekur që t’i kemi ata në seancën për zgjedhjen e presidentit dhe për shkak të obligimeve...Ju njoftoj që kjo seancë vazhdon sot në orën 19:00”, ka thënë kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu. 

Haxhiu ka thënë se deputetët e opozitës janë duke i bërë thirrje dy kandidateve për presidente, Feride Rushitit dhe Hatixhe Hoxhës për tërheqje nga gara.

“Në vend që të tërhiqen nga deklaratat që i bëjnë presion kandidatëve që të tërhiqen nga gara, që është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, i ftoj ata që të vijnë. Dhe nëse kërkojnë fjalë, do t’ua kalojmë edhe fjalën. Por, jo që të flasin nga zyrat e tyre apo nga ambientet e tjera për sa kohë po zhvillohet kjo seancë. Këtu është vendi ku argumentojmë edhe juridikisht edhe politikisht”, ka thënë Haxhiu.

Deputeti serb nga partia SPO, Lazar Raduloviq u ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Kuvend duke thënë se bojkoti nuk zgjidh asnjë çështje.

“Kthehuni në Kuvend, bëhuni pjesë e vendimmarrjes dhe së bashku do të tregojmë një pjekuri politikë. Kosova duhet të ec përpara vetëm atëherë kur të jemi të gjithë jemi pjesëmarrës”, tha ai./ RTK.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco