Skena politike në Kosovë ndodhet në një udhëkryq vendimtar, me vendin një hap larg zgjedhjeve të parakohshme pas dështimit të raundit të parë për zgjedhjen e presidentit të ri. Një seancë e dytë dhe finale pritet të mbahet sot, por bojkoti i opozitës dhe mungesa e një konsensusi e bëjnë rezultatin tejet të paqartë, duke e lënë Kosovën në prag të një krize të re politike.
E ftuar ditën e sotme në edicionin informativ të paradites në Syri Televizion, gazetarja Albionë Zhitia tha se seanca e së shtunës dështoi të prodhonte një rezultat për shkak të mungesës së kuorumit të nevojshëm prej 80 deputetësh.
Sipas gazetares, në sallë ishin të pranishëm vetëm 64 ligjvënës, pasi partitë opozitare bojkotuan procesin, të cilin e cilësuan si një “spektakël politik”.
Gjatë votimit, kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Feride Rushiti, mori 63 vota, ndërsa kandidatët fillestarë të mazhorancës, Glauk Konjufca dhe Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ishin tërhequr më herët nga gara.
Gazetarja tregoj se pas këtij dështimi, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), nën drejtimin e kryetarit të ri Lumir Abdixhiku, bëri një lëvizje të papritur duke propozuar sërish Vjosa Osmanin për një mandat të dytë presidencial.
LDK siguroi 15 nënshkrime nga deputetët e saj në mbështetje të kësaj kandidature, por ky numër është i pamjaftueshëm për ta zyrtarizuar propozimin, pasi kërkohen gjithsej 30 nënshkrime.
Deklarata e plotë:
"Siç e theksuat edhe ju, Kosova sot është në një prag të një krize tjetër politike të radhës. Është vetëm edhe një hap që Kosova të shkojë drejt zgjedhjeve, për shkak sepse seanca pritet të fillojë nga ora 10:00, mirëpo me aq sa kemi parë, ende nuk kanë shkuar deputetët, të gjithë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, pasi që ata të opozitës kanë vendosur të bojkotojnë këtë seancë. Të paktën kështu janë deklaratat e disa prej deputetëve të opozitës nga Lidhja Demokratike e Kosovës por edhe nga PDK-ja dhe AAK-ja.
Ata kanë thënë që nuk do të jenë pjesë e kësaj seance dhe nuk do të jenë pjesë e shkeljes kushtetuese, siç e kanë quajtur ata, për shkak të gjithë asaj çfarë ka ndodhur gjatë seancës së ditës së djeshme të orës 21:00, ku gjatë ditës së mbrëmshme është tentuar të zgjidhet një president, ose më saktësisht një presidente, për shkak se kemi dy emra të dy zonjave kandidate për presidente.
Mirëpo në raundin i cili është hapur, raundi i parë, kanë pasur vetëm 64 vota, jo të mjaftueshme sa do duhej të ishte, të kishte në raundin e parë, pra 80 vota në kuti.
Kjo ka bërë që seanca të ndërpritet dhe të vazhdohet sot nga ora 10:00. Mbetet të shihet se çfarë është plani i Lëvizjes Vetëvendosje, a do të ketë ndryshim të opozitës dhe do të jetë e pranishme në seancë apo jo.
Mirëpo me këto deklarata që e ceka, është vështirë e besueshme që opozita të ndryshoj mendjen, për shkak që nuk kanë arritur një marrëveshje politike që e kanë kërkuar nga Kurti, qoftë PDK-ja apo edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.
Kur jemi te kjo e fundit, Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë ditës së djeshme, pra ka qenë vetë kryetari zoti Abdixhiku, i cili ka propozuar Vjosa Osmanin për presidente dhe ka treguar edhe nënshkrimet që kjo parti ka dhënë për të kandiduar zonjën Osmani për presidente, për të qenë një kandidate potenciale, ashtu siç e ka kërkuar Kurti propozime nga opozita, por që kjo gjë nuk është bërë për shkak sepse nuk ka mundësi të shpallet kandidatura e zonjës Osmani ose të vihet para deputetëve pa pasur edhe 30, edhe 15 nënshkrime të tjera që do të bënin 30 nënshkrime në total.
E LDK-ja ka vetëm 15 deputetë, aq sa ka pasur, ka dhënë nënshkrime për zonjën Osmani, mirëpo nuk janë të mjaftueshëm që emri i zonjës Osmani të dalë para deputetëve dhe duke mos pasur një marrëveshje konkrete, shkuarja në zgjedhje është opsioni i vetëm i cili Kosovën po e pret.
Në fakt, disponim ka pasur edhe nga deputetët e partive të tjera, por që kanë qenë më shumë jomediatike dhe jozyrtare. Duke qenë se Partia Demokratike e Kosovës zyrtarisht ka thënë që nuk do ta votojë Vjosa Osmanin, duke pasur parasysh konfliktet e tyre politike dhe qëndrimet e zonjës Osmani karshi PDK-së në të kaluarën, ani pse ka pasur lëvizje në fund të mandatit të saj karshi vendimeve të Gjykatës së Hagës dhe përkrahjes që i është dhënë ish-krerëve të UÇK-së, të cilët, më falni, ndodhen në një proces gjykimi dhe që pritet të marrë epilog në, në maj.
Ka ndryshuar mendim nga dikur ndër vite, tashmë Osmani është e renditur pro ish-krerëve të UÇK-së, mirëpo kjo gjë nuk ka ndryshuar mendimin e Partisë Demokratike karshi saj dhe kandidaturës së saj.
Ajo që vlen të theksohet, mund të shohim nëse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me tetë deputetët e saj, por edhe komuniteti i listës serbe, do të thotë nëntë votat e Listës Serbe, do të mundësonin që të paktën të afrohet numri i 30 dhe të jetë edhe kandidaturë e zonjës Osmani".
© SYRI.net