Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar Kryeministrin e Pakistanit Shehbaz Sharif, të cilin e ka falënderuar për angazhimin e vazhdueshëm në thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve.
Gjithashtu në postimin e saj në Facebook, Osmani thekson dhe rolin e rëndësishëm të Pakistanit në ndërmjetësimin e krizave globale, duke reflektuar përkushtimin e këtij shteti për paqen.
Postimi i plotë:
Gjithmonë kënaqësi të takohem dhe të bisedoj me Kryeministrin e Pakistanit Shehbaz Sharif, të cilin e falënderova për angazhimin e vazhdueshëm në thellimin e bashkëpunimit me Kosovën.
Gjithashtu vlerësova rolin e rëndësishëm të Pakistanit në ndërmjetësimin e krizave globale, duke reflektuar përkushtimin e këtij shteti për paqen, dhe u urova suksese në raundin e ardhshëm të ndërmjetësimit.
© SYRI.net