Kosovë/ Ishte nisur drejt vendlindjes, raportohet për vdekjen e një emigranti në aksident trafiku në Kroaci

Kosovë/ Ishte nisur drejt vendlindjes, raportohet për vdekjen e një emigranti në aksident trafiku në Kroaci

11:55, 29/03/2026

Një mërgimtar dyshohet se ka humbur jetën në një aksident trafiku në Kroaci, derisa ishte duke udhëtuar drejt Kosovës.

Sipas një faqe lokale të Deçanit, viktima raportohet të jetë nga fshati Jasiq.

NJOFTIMI:

Me dhimbje të thellë njoftojmë se gjatë rrugës për në vendlindje, në një aksident tragjik në Kroaci, ka ndërruar jetë bashkatdhetari ynë: R.S

Në këto momente të vështira për familjen, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, të afërmve dhe mbarë fshatit Jasiq.

Për kohën dhe vendin e ceremonisë së varrimit do të njoftoheni me kohë.

Allahu e mëshiroftë dhe e bëftë banor të Xhenetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco