Kosovë – Ambasadori britanik viziton ushtarët e Gardës Skoceze, pjesë e KFOR-it

Kosovë – Ambasadori britanik viziton ushtarët e Gardës Skoceze, pjesë e KFOR-it

14:51, 19/09/2025

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka vizituar ushtarët e Gardës Skoceze në kampin Bondsteel. Për vizitën ka njoftuar vetë diplomati britanik përmes një postimi në X.

“I kënaqur që vizitova oficerët dhe ushtarët e Gardës Skoceze në Kampin Bondsteel. Këtu për të provuar një vendosje operacionale si Forcë Rezervë Strategjike e KFOR-it, kjo dëshmon aftësinë e Ushtrisë Britanike për të përmbushur këtë angazhim të NATO-s dhe angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Republikës së Kosovës dhe sigurisë së Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Hargreaves.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco