Dyshohej për një mjet shpërthyes në Prishtinë, policia jep detaje

Dyshohej për një mjet shpërthyes në Prishtinë, policia jep detaje

08:20, 18/09/2025

Gjatë mbrëmjes së sotme, Policia e Kosovës ka pranuar informatë për një mjet të dyshuar në rrugën ‘’Zija Shemsiu’’ në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili ka thënë se sot rreth orës 19:00, Policia ka pranuar informatën për një mjet të dyshuar në rrugën ‘Zija Shemsiu’ në Prishtinë.

“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, ka rezultuar se mjeti nuk ka qenë shpërthyes”, tha Pllana.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco