Rubin: Thaçi e donte demokracinë – fjalët i përkthente në vepra, i kam besuar gjithnjë e më shumë me kalimin e viteve

Rubin: Thaçi e donte demokracinë – fjalët i përkthente në vepra, i kam besuar gjithnjë e më shumë me kalimin e viteve

14:27, 16/09/2025

Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin po vazhdon dëshminë e tij në Hagë, ndërsa ka treguar se Hashim Thaçi donte të arrinte një marrëveshje dhe se e donte demokracinë.

Ai theksoi se Thaçit i ka besuar gjithnjë e më shumë me kalimin e viteve, dhe se sipas tij ai fjalët i kthente në vepra.

Prokuroria: A i besuat z.Thaçi kur ju tha se shqiptarët e Kosovës donin të jetonin me serbët dhe se donte demokracinë dhe donte të nënshkruante marrëveshje?

Rubin: Ai donte një marrëveshje, donte demokraci edhe pse fliste me një gjuhë komuniste në atë kohë, ishte përmes të përkthimit e është e vështirë të bëhet një vlerësim i saktë. Sa i takon bashkëjetesës me serbët, e di që shqiptarët e Kosovës kishin kaluar, jetuar në një regjim shtypës për dekada të tëra, me mijëra ishin vrarë dhe e dija që ai po thoshte atë që ne donim të dëgjonim, që ishte gjë e mirë. Tani A e besova këtë ? Të jem i sinqertë, i kam besuar gjithnjë e më shumë me kalimin e viteve sepse ai tregoi se fjalët që thoshte i përkthente në veprime dhe pse nuk kam dyshuar në të. U binda gjithnjë e më shumë për sinqeritetin e deklaratave të tij me kalimin e kohës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco