VIDEO/ Goxhaj: Kosova po del pa aftësi shtetformuese, projekti i Kurtit po shkatërron marrëdhëniet e shqiptarëve me Amerikën

09:49, 15/09/2025

Avokati Altin Goxhaj, nga studioja e “Kafe Shqeto”, ka komentuar vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun strategjik me Kosovën, për shkak të shqetësimeve mbi veprimet e Qeverisë në detyrë. Njoftimi u bë publik para pak ditësh nga Ambasada amerikane në Prishtinë.

Në deklaratën e saj, Ambasada tha se veprimet e qeverisë së Albin Kurtit kanë “rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta”.

Duke e komentuar këtë zhvillim, Goxhaj kujtoi një paralajmërim të dhënë prej tij në vitin 2022:
“Kam thënë që projekti i albeit është të shkatërrojë marrëdhëniet e shqiptarëve në Kosovë me faktorin ndërkombëtar. Jemi sot pas tre vitesh dhe kemi ardhur në këtë ditë.”

Ai akuzoi Albin Kurtin se ka vendosur marrëdhëniet me SHBA-të në rrezik për një agjendë politike të tij.
“Fakti që keni bllokuar prej 8 muajsh Kosovën të jetë një shtet, duke lënë përshtypjen që Kosova s’ka aftësi shtetformuese, është një rast i paprecedentë në historinë e shqiptarëve në rajon, përveç vitit ’97,” u shpreh Goxhaj.

Sipas tij, veprimet e Kurtit nuk lidhen vetëm me pushtetin, por me një projekt afatgjatë:
“Albini nuk e bën për pushtet, Albini e ka mission. Në 20 vjet ai ka shpikur në Kosovë kundërshtimin e popullit shqiptar ndaj Amerikës. Ky ka qenë projekt i sponsorizuar ndërkombëtarisht nga një agjendë Sorosiane që po shkatërron faktorin shqiptar në rajon.”

Goxhaj:

Unë dua atë kujtoj se çfarë kam thënë në 2022 në 31 korrik. Kam thënë që projekti i albeit është të shkatërrojë marrëdhëniet e shqiptarëve në Kosovë me faktorin ndërkombëtar. Jemi sot pas 3 vitesh, unë injoranti kam thënë para 3 vitesh që do vijmë në këtë ditë.

Ju të lumturit thoni 'do çajmë përpara rrugën e historisë me shpatë në dorë'.

Tani pyetja që kam unë, fakti që qeveria amerikane bën këtë pezullim, fakti që keni bllokuar prej 8 muajsh Kosovën të jetë një shtet duke lënë nam që Kosova s’ka aftësi shtetformuese, dhe ky është një fakt që ne e vlerësojmë edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë edhe në Maqedoni, e kemi parë edhe në Mal të Zi sesi shqiptarët kaq keq sillen, po kurrë ndonjëherë kaq keq, dhe ky është rast i paprecedentë në historinë e shqiptarëve në rajon, përveç historisë së ’97 që kemi lënë nam.

Fakti që ne e kemi këtë krizë, më fal po ku Albin Kurti vetëm për pushtet është gati të djegë edhe Kosovën?

Unë nuk e besoj këtë gjë, Albini nuk e bën për pushtet, Albini e ka mission, në 20 vjet ai ka shpikur në Kosovë kundërshtimin e popullit shqiptar ndaj Amerikës.

E ka shpikur, është ai autori dhe ky ka qenë projekt i sponsorizuar ndërkombëtarisht nga ajo agjendë sorosiane që po shkatërron gjithë faktorin shqiptar në rajon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco