Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së hyn në fazë kryesore, nis paraqitja e dëshmitarëve nga pala mbrojtëse

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së hyn në fazë kryesore, nis paraqitja e dëshmitarëve nga pala mbrojtëse

08:37, 15/09/2025

Sot duke nisur nga ora 09:00 në Dhomat e Specializuara në Hagë do të nisë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Këtë herë, është radha e palës mbrojtëse për të paraqitur dëshmitarët e saj në proces.

Sipas asaj që raportohet, dëshmitari i parë që do të paraqitet në gjyq është James Rubin, ish-zyrtar i lartë amerikan dhe njohës i zhvillimeve në Kosovë gjatë kohës së luftës.

LEXO EDHE: Rubin sot dëshmon në Speciale, në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

Dëshmia e tij pritet që të hedhë me tepër dritë mbi rrethanat politike dhe diplomatike të kohës, si dhe të mbështesë argumentet e mbrojtjes.

Mediat e Kosovës raportojnë se është shumë me rëndësi se çfarë zhvillimesh të reja do të sjellin dëshmitë e palës mbrojtëse dhe si do ndikojnë ato në rrjedhën e mëtejshme të gjykimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco