Aksidenti tragjik në Malishevë, humbin jetën një burrë dhe një grua! Vajza në makinë në gjëndje të rëndë

Aksidenti tragjik në Malishevë, humbin jetën një burrë dhe një grua! Vajza në makinë në gjëndje të rëndë

20:26, 05/09/2025

Një aksident ka ndodhur sot në fshatin Astrazup të Malishevës, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona. Mësohet se viktimat janë një burrë dhe një grua, të dy rreth moshës 60-vjeçare, me mbiemrin Popaj.

Sipas informacioneve të para, një person i tretë është lënduar rëndë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Bëhet fjalë për një vajzë, e cila ndodhej në automjetin tjetër të përfshirë në aksident.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, tha se aksidenti ndodhi rreth orës 15:50. “Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi i ndihmës së shpejtë, ku nga personeli mjekësor është konstatuar vdekja e dy personave të rritur (një femër dhe një mashkull), ndërsa dy persona të tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor”.

Policia po heton shkaqet e aksidentit, ndërkohë që identiteti i plotë i viktimave dhe rrethanat e ngjarjes pritet të konfirmohen nga hetimet zyrtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco