Komuna e Prishtinës sot i drejtohet Kushtetueses

Komuna e Prishtinës sot i drejtohet Kushtetueses

07:36, 05/09/2025

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, do të dorëzojë sot një kërkesë zyrtare në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Kërkesa ë

Më shumë detaje rreth kësaj iniciative ligjore nuk janë dhënë, por siç u raportua ka të bëjë me buxhetin e kryeqytetit.

shtë planifikuar të dorëzohet në orën 10:00.

Pas dorëzimit të kërkesës, kryetari Rama dhe nënkryetari i komunës, Shkëmb Manaj, do të mbajnë një konferencë për media, ku pritet të japin sqarime lidhur me arsyetimin dhe përmbajtjen e kësaj iniciative ligjore.

“Ju njoftojmë se në ora 10:00, Kryetari i Kryeqytetit, z. Përparim Rama, do të dorëzojë një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Me këtë rast, para objektit të Gjykatës Kushtetuese, Kryetari Rama së bashku me Nënkryetarin e Kryeqytetit, z. Shkëmb Manaj, do të mbajnë një konferencë për media”, u tha në njoftimin e Zyrës për Komunikim të Komunës së Prishtinës të enjten në mbrëmje.

Më shumë detaje rreth kësaj iniciative ligjore nuk janë dhënë, por siç u raportua ka të bëjë me buxhetin e kryeqytetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco