Kurti pyetet se kur do ta dërgojë VV mandatarin për kryeministër te Osmani, thotë se të dielën mblidhet Këshilli i Përgjithshëm

Kurti pyetet se kur do ta dërgojë VV mandatarin për kryeministër te Osmani, thotë se të dielën mblidhet Këshilli i Përgjithshëm

12:41, 04/09/2025

Kryeministri në detyrë, njëherit kreu i VV’së, Albin Kurti, është pyetur sot nëse do ta dërgojnë mandatarin për kryeministër tek Presidentja Vjosa Osmani, pasi që kjo parti po konsideron se Kuvendi është konstituar.

Para gazetarëve, Kurti ka deklaruar shkurt se të dielën do të mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i VV’së, duke lënë të kuptohet se aty pritet të vendoset mandatarin, shkruan Reporteri.net.

Pavarësisht dështimit për zgjedhjen e nënkryetarit serb, Kryeparlamentari Dimal Basha e ka përmbyllur seancën konstituive të shtunën, duke e konsideruar Kuvendin si të konstituuar.

Osmani e ka pritur të hënën në takim Bashën, ku ai ka prezantuar qëndrimin e tij lidhur me konstituimin e Kuvendit. Osmani e ka informuar Bashën se ekipi ligjor i Presidencës është duke bërë analizën lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

“Presidentja ka potencuar se, sikurse gjithmonë, do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, duke garantuar stabilitetin institucional dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve të Kosovës”, ka njoftuar Presidenca.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco