Nis tërheqja e shortit për renditjen e partive në fletëvotime për zgjedhje

Nis tërheqja e shortit për renditjen e partive në fletëvotime për zgjedhje

11:17, 04/09/2025

Partitë politike kanë nisur tërheqjen e shortit për renditjen në fletëvotimet e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025, shkruan Reporteri.net.

Numrat janë nga 100 deri në 192.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, tha se pas tërheqjes së shortit, do të procedohet me dizajnin e fletëvotimeve.

“Pas tërheqjes së shortit, KQZ do të miratojë dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimeve. Ky proces i hap rrugë subjekteve dhe mijëra kandidatëve, që nga 13 shtatori të fillojnë fushatën zgjedhore”, deklaroi Radoniqi, para hedhjes së shortit. 



 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco