Krasniqi takon të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA-së: Institucionet e reja duhet të themelohen sa më parë

Krasniqi takon të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA-së: Institucionet e reja duhet të themelohen sa më parë

14:36, 05/08/2025
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka pritur sot në takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën amerikane në Kosovë, Anu Prattipati.
 
Krasniqi ka bërë të ditur se në takim me Prattipatin kanë diskutuar për zhvillimet aktuale, duke theksuar nevojën që institucionet e reja të themelohen sa më parë, sepse vonesat po krijojnë pasiguri dhe po dëmtojnë funksionimin normal të shtetit.
 
“Në frymën e diskutimit për zhvillimit aktuale, theksova nevojën që institucionet e reja të themelohen sa më parë, sepse vonesat po krijojnë pasiguri dhe po dëmtojnë funksionimin normal të shtetit. PDK-ja do të vazhdojë të veprojë me përgjegjësi, në interes të qytetarëve, për stabilitet institucional dhe mbetet e përkushtuar për partneritet të ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë perëndimorë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook pas takimit me të ngarkuarën me punë në Ambasadën amerikane në Kosovë Anu Prattipati.

Kanë mbetur edhe tri ditë derisa Gjykata Kushtetuese ta japë verdiktin e radhës përkitazi me kontestet në procesin e konstituimit të Kuvendit.

Të premten, më 8 gusht, merr fund masa e përkohshme e vënë nga Gjykata Kushtetuese, me të cilën u është ndaluar deputetëve çfarëdo vendimi apo veprimi për konstituimin e Kuvendit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco