‘Seanca e 52-të dështon sërish’/ Zhitia: Afati kushtetues drejt fundit, partitë duhet të reflektojnë urgjentisht

17:43, 25/07/2025

Në një intervistë për Syri TV me moderatorin Edvin Parruca, gazetarja Albionë Zhitia analizoi situatën alarmante në Kosovë, ku edhe seanca e 52-të për konstituimin e Kuvendit ka dështuar. Me afatin kushtetues që skadon pasnesër, vendi ndodhet në një udhëkryq politik.

Ndërkohë, ndërhyrja e ambasadorëve të huaj pas seancës së sotme ka shtuar trysninë ndaj partive, duke kërkuar reflektim të menjëhershëm dhe formim të institucioneve.

“Është seanca e 52-të sot që ka dështuar për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në fakt, afati i vendosur nga Gjykata Kushtetuese është drejt fundit, pasnesër është data e fundit ku do të duhej të paktën të kishim një Kuvend të konstituuar. Nuk i dihet nëse kjo gjë do të ndodhë nesër apo jo, për shkak se është thirrur edhe një seancë e re dhe këtë herë nuk është respektuar 48-orëshi.

Mbetet të shihet nëse partitë kanë reflektuar në këtë rast dhe a do të binden nga, ose a do të pranojnë më saktë, ofertën e Albin Kurtit në lidhje me marrëveshjen politike për t’u bashkuar në qeveri, por edhe për të votuar. Ajo që është më e rëndësishme në ditën e sotme ka qenë pjesëmarrja në seancë edhe e ambasadorëve të vendeve të tjera. Pas seancës së sotme ata reaguan ashpër, duke bërë thirrje që i gjithë spektri politik, të gjitha partitë politike, duhet të reflektojnë dhe të konstituojnë Kuvendin e Kosovës, në mënyrë që institucionet të formohen dhe shteti të ecë përpara.” – tha Zhitia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco