Haxhiu: Po presim përgjigje pozitive nga Nisma, jemi të gatshëm t’i kemi partnerë në qeveri

Haxhiu: Po presim përgjigje pozitive nga Nisma, jemi të gatshëm t’i kemi partnerë në qeveri

10:55, 25/07/2025

Deputetja e VV-së, njëherit kandidate për Kryeparlamentare, Albulena Haxhiu ka folur për takimet mes Kryetarit Albin Kurti dhe atij të Nismës, Fatmir Limaj, për të cilët ka thënë se kanë pasur komunikime në vazhdimësi.

Ajo tha se Kurti ka dërguar ofertën tek Nisma, por që s’kanë marrë ende përgjigje, ndërsa shpreson se do të kenë një pozitive nga ta.

“Me Limajn ka pas në vazhdimësi komunikime. Kurti ka thënë që e ka dorëzuar ofertën te Nisma, por ende nuk kemi përgjigje, presim të kemi përgjigje pozitive, por ende s’kemi asgjë konkrete. Kemi qenë të gatshëm t’i kemi partnerë në qeveri dhe urojmë ta kemi përgjigjen pozitive nga Nisma”, tha Haxhiu para gazetarëve.

“Së pari duhet pasur parasysh që as PDK dhe as LDK nuk kishin kërkuar masë të përkohshme, edhe për kundër faktit që kishin dërguar lëndën në Kushtetuese. Duke pasur parasysh aktgjykimin e Kushtetueses, Gjykata ka thënë se seanca konstituive duhet të ndodh, Kuvendi duhet të konstituohet brenda afatit 30 ditor dhe është e natyrshme, normal që në këto rrethana që kur nesër e kemi ditën e fundit, Kushtetuesja të marrë masë të përkohshme sipas detyrës zyrtare. Ne kemi menduar që nëse jo ndaj kërkesës së PDK-së dhe LDK-së, të paktën do të mund të marrë masë për shkak të masës së Presidentes Osmanit, ajo ka kërkuar për faktin me dy çështje kryesore”, tha ajo.

Ajo tha se deputetët duhet të reflektojnë dhe të mos lejojnë që vendi të shkojë në zgjedhje.

“Ne na kanë mbetur pak orë, sot, kjo nuk do të thotë që s’mund të ketë seancë edhe më vonë, edhe nesër deri në ora 12 të mbrëmjes, për faktin se me 27 korrik hyn në fuqi masa e Kushtetueses. Duhet reflektim nga deputetët e Kuvendit. Sot bëhen 43 herë prej kur opozita nuk ka votuar, ska marrë pjesë në votim, pra është e rëndësishme që bashkarisht të mos lejojmë që vendi të shkoj zgjedhje, por nëse s’ka reflektim, e vetmja zgjidhja mund të jenë zgjedhjet”.

“Mendoj që meqë i kemi një masë të përkohshme nga Gjykata që hyn në fuqi të dielën, duke pas parasysh rëndësinë duhet patjeterë të gjejmë mënyrat për të dalë nga kjo situatë”, tha deputetja Haxhiu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco