Spiunazhi serb, Prokuroria Speciale: Është një rrezik për Kosovën

Spiunazhi serb, Prokuroria Speciale: Është një rrezik për Kosovën

21:24, 24/07/2025

Kosova është e rrezikuar nga spiunashi serb. Alarmin e ka ngritur Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Bekim Kodraliu.

Në një prononcim për Radio Europa e Lirë, Kodraliu bën me dije se siguria e Kosovës po rrezikohet nga raste spiunazhi të lidhura me shërbimet sekrete serbe.

Arrestimet e fundit ngrenë shqetësime për përmasat e kërcënimit dhe gatishmërinë institucionale për t’u përballur me të.

Veprimet e spiunazhit rrezikojnë drejtpërdrejt rendin juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës, si dhe sigurinë e zyrtarëve dhe qytetarëve të saj, shtoi ai. Megjithatë, ai siguron se kjo strukturë është e përgatitur dhe e gatshme të ndërmarrë veprime hetimore në çdo moment për raste të tilla.

‘Gjatë trajtimit të këtyre rasteve, Prokuroria vepron në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me të gjitha institucionet e sigurisë në Kosovë’, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Si rezultat të kësaj pune, Kodraliu përmend në mënyrë të veçantë aktgjykimin e parë për spiunazh në Kosovë, dhënë ish-zyrtarit policor, Aleksandar Vllajiç.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco