Prizren/ Dy të mitur shqyejnë dhe shkelin me këmbë flamurin shqiptar, ‘janë penduar’

Prizren/ Dy të mitur shqyejnë dhe shkelin me këmbë flamurin shqiptar, ‘janë penduar’

19:05, 24/07/2025

Dy të mitur janë filmuar sot teksa përdhosin flamurin e Shqipërisë. Të rinjtë shihen teksa grisin, shkelin me këmbë dhe makinë flamurin kuqezi.

Pamjet e rastit janë publikuar bga mediat në Kosovë ndërsa në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe policia.

Zëdhënës i Policisë në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi bëri me dije se rasti ka ndodhur në Studençan të Suharekës. Sipas tij, të miturit janë marrë në pyetje në prani të prindërve dhe kanë pranuar veprimin. Ata më tej kanë shprehur pendesë për këtë akti.

Me datë 23.07.2025, Policia ka pranuar një informacion dhe video-regjistrim që lidhen me një veprim të papërshtatshëm ndaj flamurit kombëtar nga dy të mitur në Studençan, Suharekë. Pas reagimit të menjëhershëm, të miturit janë intervistuarnga policia në prani të prindërve dhe kanë pranuar veprimin, duke theksuar se nuk kanë pasur qëllim nënçmimi dhe janë penduar”, ka thënë Bytyqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco