Dy raketahedhësve të krahut apo të njohura me termin “zolla” të prodhimit serb janë gjetur sot në një kompleks të pabanuar në Mitrovicën e Veriut
Policia e Kosovës ka njoftuar se armët e gjetura e që edhe janë sekuestruar, janë armë të prodhimit serb.
Vendi ku janë gjetur zollat ndodhet në rrugën “Anka Spaic”.
“Armët janë sekuestruar si provë materiale, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në një reagim të tij në facebook shkruan se Beogradi nuk është ndalur asnjëherë me furnizimin e grupeve terroriste me qëllim cënimin e integritetit territorial të Kosovës.
, Beogradi jo vetëm që nuk është distancuar asnjëherë nga këto mjete dhe veprime në veri të vendit, por përkundrazi, për vite me radhë i ka stimuluar, organizuar dhe furnizuar grupet terroriste dhe bandat kriminale, me të vetmin qëllim: cenimin e integritetit territorial dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës” shkruan Sveçla.
“Çdo ditë e më shumë po e kthejmë rendin në atë pjesë të territorit dhe, bashkë me të, edhe investimet dhe zhvillimin për të gjithë qytetarët, pa dallim”, ka shtuar ai në reagimin e tij në Facebook.
© SYRI.net