Një kërcënim me bombë ka alarmuar ambientet e Kuvendit të Kosovës këtë të shtunë, duke çuar në evakuimin e menjëhershëm të deputetëve dhe stafit. Lajmi u konfirmua nga deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri.
Sipas informacioneve paraprake, kërcënimi është bërë përmes një telefonate anonime.
Deputeti Glauk Konjufca ka folur shkurtimisht para gazetarëve në oborrin e Kuvendit, përpara se të largohej nën urdhrin e policisë. “Policia kështu po mendon…”, tha Konjufca, duke lënë të kuptohet se autoritetet janë duke e trajtuar çështjen me seriozitet.
Ndërkohë, Policia e Kosovës ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare mbi rrethanat e kërcënimit dhe detajet e operacionit të evakuimit. Nuk dihet ende nëse janë kryer kontrolle të brendshme në godinë apo nëse ka ndonjë person të dyshuar.
© SYRI.net