Drejtoresha e Korpusit për Paqe të SHBA-së viziton Kosovën, pritet nga Osmani

Drejtoresha e Korpusit për Paqe të SHBA-së viziton Kosovën, pritet nga Osmani

10:58, 29/05/2024

Drejtoresha e Korpusit për Paqe e SHBA-së, Carol Spahn, do ta vizitojë sot Kosovën.

Ajo do të pritet në takim nga presidentja Vjosa Osmani.

“Në orën 15:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Drejtoreshën e Korpusit për Paqe (Peace Corps) të SHBA-ve, Carol Spahn”, thuhet në agjendën e presidentes lidhur me këtë takim, transmeton Klankosova.tv.

Pas takimit, Osmani dhe Spahn do të deklarohen për media.

Zyrtarja amerikane një ditë më parë qëndroi për vizitë në Shqipëri. Në Tiranë ajo u prit nga kreu i shtetit shqiptar, Bajram Begaj.

Begaj vlerësoi angazhimin e programit vullnetar amerikan në Shqipëri dhe ndihmesën e dhënë ndër vite.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco