Abdixhiku kërkon dorëheqjen e Albin Kurtit: Kosova të shkojë në zgjedhje

Abdixhiku kërkon dorëheqjen e Albin Kurtit: Kosova të shkojë në zgjedhje

07:00, 29/05/2024

Prishtinë - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbledhur sot  Këshillin e Përgjithshëm për të diskutuar për situatën politike në vend. Ai ka kritikuar qeverinë Kurti, ku kërkoi edhe dorëheqjen e saj që vendi të shkojë pastaj në zgjedhje.

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Partisë, kreu i LDK-së ka kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme përmes dorëheqjes së kryeministrit Albin Kurti, njofton RTK. Abdixhiku ka deklaruar se qytetarëve u kanë mjaftuar tri vite për ta kuptuar paaftësinë fondamentale të kësaj qeverie.

 Ai tha se shtyllat identitare të Kosovës janë vënë në peshore të fatit të popullistëve. “Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe kjo e ardhme sot duket e zymtë, e pa perspektivë. Sot teksa qëndrojmë këtu në një udhëkryq kritik të vendit shtyllat identitare të Kosovës janë vënë në peshoren e fatit të popullistëve.Ato po gërmohen, rrënohen dhe tjetërsohen si synim ideologjik i mosbesueseve të pavarësisë”, ka thënë Abdixhiku.

Sipas tij, kjo Qeveri nuk ka lënë asnjë shenjë në asnjë fushë. “Sot është moment reflektimi. Ky moment thërret për përgjegjësi, duhet dorëheqje.LDK refuzon farsën e darkave, LDK është e gatshme dhe kërkojmë dorëheqje të qeverisë. Fillimisht dorëheqja e pastaj shpërbërja”, ka thënë Abdixhiku.

Ai pati edhe një mesazh për PDK-në që kishte pranuar të takohet me kryeministrin Kurti ditë më parë.

Abdixhiku gjithashtu tregoi edhe për hapat që do t’i ndërmerr kjo parti në vazhdim nëse vijnë në pushtet.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco