Nga 1 qershori bllokohet një pjesë e rrugës Kaçanik-Hani i Elezit

Nga 1 qershori bllokohet një pjesë e rrugës Kaçanik-Hani i Elezit

16:36, 28/05/2024

Duke filluar nga data 1 qershor 2024, do të bllokohet për qarkullimin e automjete një pjesë e segmentit të rrugës nacionale N2, Kaçanik- Hani I Elezit.

Bllokimi i këtij segmenti bëhet për arsye të zhvillimit të punimeve në hekurudhë-pjesa jugore e hekurudhës 10 (Fushë Kosovë- Hani I Elezit).

Nëpër Autoudhën ‘Arbën Xhaferi’ do të mund të qarkullojnë automjetet e rënda që kalojnë transit në Kaçanik.

Ndërsa, automjetet tjera mund ta shfrytëzojnë bajpasin e ndërtuar në rrugën ‘Agim Bajrami’( përjashtohen mjetet e rënda).

Punimet në hekurudhë është duke i realizuar kompania ‘G.C.F Generate Construzioni Ferroviarie-dega në Kosovë.

Ky vendim hyn në fuqi që nga sot dhe do të mbetet në fuqi deri në njoftimin e radhës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco